Ngjarjet e datës 27 prill
Lexohet për: 1 min.
ngjarjetedites
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën “27 Prilli 1999 Mejë”, në shënim të Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, mbahen këto aktivitete:

Ora 10:00- Homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Merr pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani. (Para Kuvendit të Kosovës)

Ora 12:00- Arritja në Kompleksin Memorial Mejë. (Mejë, Komuna Gjakovë)

Ora 12:15- Vendosja e kurorës së përbashkët. Merr pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani. (Memoriali Mejë)

Ora 12:20- Tubim përkujtimor. Merr pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani. (Kompleksi Memorial Mejë)

Mbahet takimi Panshqiptar- ndërballkanik- euroatlantik me tematikë: Histori- identitet- integrim, në kuadër të 25-vjetorit të luftës legjendare të UÇK - NATO dhe lirisë së Kosovës. (Hotel "Emerald", Prishtinë, ora 11.00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024