Ngjarjet e datës 26 tetor
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave Hekuran Murati marrin pjesë në ditën e dytë të punëtorisë ndërkombëtare, që organizohet për herë të parë në Kosovë nga CEF Qendra e Ekselencës Financiare, Slloveni, n? bashkëpunim me Fondin Monetar Nd?rkombëtar, Administratën Tatimore t? Kosovës dhe Administratën Tatimore t? Holandës. (Hotel “International Prishtina”, Veternik, Prishtinë, ora 09:00)

UBT hap Konferencën ndërkombëtare “IFAC - International Conference on Technology, Culture and International Stability – 21st TECIS 2022”. (Kampusi i UBT-së Lipjan, ora 09:30)

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor kundër të pandehurve D.K. dhe A.S., të akuzuar për vepra penale dhunimi, vrasje e rëndë dhe ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit. (Gjykata Themelore Ferizaj, salla nr. I, kati I, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,  Liburn Aliu do të bëjë inaugurimin e projektit “ Hyrja në Prizren”.(Pjesa e rreth-rrotullimit në Landovicë, ku lidhet autostrada me rrugën Rajonale Prizren - Gjakovë afër përmendores në Landovicë, ora 11:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. (Kabineti i kryetarit, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla  N-302, ora 13:00)

Promovohet fjalori “Kosova brenda 27 shkronjave” nga Qerim Qondozi. (Mensa “Ramiz Sadiku” Pejton, Prishtinë, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024