Ngjarjet e datës 26 janar
Lexohet për: 2 min.
KosovaPress
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Gjakovës mban mbledhjen e parë për vitin 2022. (Objekti i Komunës, rruga “UÇK”, kati i parë, salla nr.8, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton në parim Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike. (Kuvendi i Kosovës salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për Mjedis shqyrton raportin me amendamente të grupit punues për Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Kuvendi I Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë mban takim me Komisionin për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-506, ora 10:00, pamje, pas takimit do të ketë konferencë për media para sallës C-301)

Lëvizja FOL në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizon diskutimin tematik ku do të prezantohet niveli i përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Kosovës për 2021. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)  

Partia Socialdemokrate (PSD) do të zhvillojë një aktivitet simbolik në sheshin "Skënderbeu", pranë Teatrit Kombëtar. (Ora 11:00)

Mbahet protestë kundër shtrenjtimit të rrymës. (Protesta nis te sheshi "Zahir Pajaziti" dhe përfundon te ndërtesa e Qeverisë. (Ora 12:00)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 12:00)

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi raporton në Komisionin për Shëndetësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 12:00)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025