Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapje të Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00?)
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Prishtinës mbajnë takimin e Grupit Punues të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Komitetit Evropian të Rajoneve (CoR). (Hotel “Emerald”, salla Strauss 2, ora 09:00)
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari organizon tryezën “Who Cares? – Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:30 – 15:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me Bujar Ejupi - drejtor i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil, Naim Qelaj – Avokat i Popullit, dhe Jeton Koca – kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Komisioni për Arsim mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për AntiDopingun. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF organizon konferencën “Sot flas unë”. (Klan Arena, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin vjetor të performancës së ofruesve të shërbimit të ujit për vitin 2021 dhe raportin për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të KRU Hidromorava për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)
Zhvillohet debati me temën “Riregjistrimi i automjeteve – çështje teknike apo statusi?” (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 11:00)
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 11:30?)
Në kuadër të aktiviteteve të Kuvendit të Sociologjisë, promovohet libri "Nacionalizmi: kombi, shteti dhe politika në epokën moderne" i profesorit Enis Sulstarova, pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. (Fakulteti Filozofik, salla 014, ora 13.00)
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret nesër në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz dhe delegacionin e tij. (Shtëpia e Bardhë, 14:30)