Ngjarjet e datës 20 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
ngjarjettt
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e përurimit të nisjes së punimeve në rrugën "Rexhep Luci". (Rruga "Rexhep Luci", ora 08:00)

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në Kosovë organizon punëtori për përmirësimin e kapaciteteve të profesionistëve të drejtësisë për trajtimin e çështjeve penale që lidhen me keqtrajtimin e kafshëve. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 08:30)

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Për shënimin e 20 Nëntorit- Ditës Botërore të Fëmijëve mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 09:00)

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë diskutimi me temë "Të drejtat pronësore të grave: Korniza ligjore, teoria dhe praktika. Institucioni i Avokatit të Popullit, kati IV, ora 10:00)

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, mban takim informues me gazetarë që merren me arsimin e lartë. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Organizata Humanitare Islamic Relief Kosova organizon aktivitete argëtuese e rekreative që edhe fëmijët jetimë në kushte të vështira jetësore. (Vita Land, Fushë Kosovë, ora 10 :30)

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSh), në bashkëpunim me JTI, organizojnë ndarjen e çmimeve “Vangjush Gambeta” për gazetarë të ekonomisë. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, UNICEF në Kosovë, në partneritet me Bashkimin Evropian në Kosovë, do të shënojë 20 nëntorin, Ditën Botërore të Fëmijëve. (Termokiss, ora 12:00)

Shoqata “Yjet që nuk vdesin” në bashkëpunim me “NOA Dance – Theatre Company”, mbajnë konferencë për media me titull: “Pas luftës, kush jemi ne?”. (Hotel Seiss Diamond në Prishtinë, ora 13:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me delegacionin e Komisionit për Buxhetin e Shtetit dhe Çështjet Financiare të Parlamentit Bavarez të Republikës Federale të Gjermanisë. (Kuvendi I Kosovës, salla N506, ora 16:30)

Mbahet ceremonia për ardhjen zyrtare të Volvo në Kosovë, në showroom-in më të madh në Ballkan. Merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Ardhja zyrtare e Volvo-s në Kosovë, njëri ndër prodhuesit më të njohur të automjeteve në botë, dëshmon besimin e markës ikonike suedeze në potencialin e tregut Kosovar. (Volvo Kosova - Auto Mita, ora 18:15)

Promovohet vepra e plotë e Ndre Mjedes, në ditëlindjen e shkrimtarit (20 nëntor 1866). Flasin akadamik Kujtim Shala, Farano Kulli, vepra e plotë e Nder Mjedes. (Biblioteka “Ernest Koliqi” në Prishtinë, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024