Shoqata e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës – SCAAK mban Konferencën Ndërkombëtare të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të saj. (Hotel “Emerald”, ora 09:30)
Organizata Germin organizon tryezën me temën: “Votimi nga Jashtë Vendit, Diaspora në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 09:30)
Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratë sponsorizimi. (Zyrat e KOK-ut, ora 10:30)
Me rastin fillimit të aktiviteteve të organizuara në kuadër të “Ditëve të Historisë”, mbahet ceremonia zyrtare që shënon fillimin e këtyre aktiviteteve. (Fakulteti Filozofik i UP-së, ora 11:00).Mbahet aktiviteti “Shesim të Dhurojmë” organizuar nga shkolla “Mileniumi i Tretë”, në partneritet me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës dhe Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. (Sheshin Zahir Pajaziti, Prishtinë, ora 11:00 – 13:00)
Përurohet Shtëpia Muze e Ymer Elshanit. (Korroticë e Ulët, komuna e Drenasit, ora 12:00)