Ngjarjet e datës 24 tetor
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, do të mbajë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë, ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore (UDS-USPE-OPS-PS), si organizatat më të votuara të dala nga zgjedhjet studentore të qershorit 2022 në Universitetin e Prishtinës, mbajnë konferencë për media. (Pranë ndërtesës së rektoratit të UP-së, Prishtinë, ora 10:00) 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama viziton hapësirën ku kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës së parë institucionale për trajtimin e qenve endacakë. (Zona e Hajvalisë në rrugën “Dëshmorët e Gollakut”, afër lagjes “Marigona Hill”, ora 10:00)

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi merr pjesë në lansimin e raundit të ri të programit të bursave të nivelit master “Young Cell Scheme” për vitin akademik 2023-2024. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë, ora 10:30)

Mbahet Java për të drejtat e viktimave të krimit” me moton “Moment Reflektimi i Zinxhirit Institucional”. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:30-12:00)

Komuna e Deçanit organizon festën tradicionale “Dita e Gështenjës”. (Deçan, ora 12:00)

Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë një aktivitet simbolik rreth temës së dialogut me Serbinë. (Sheshi "Skënderbeu", pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, ora 13:00)

Mbahet konferenca Gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës organizuar nga Kolegji Universum, Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Forumi Ballkanik (BF), nën ombrellën e Forumit të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë (FAS Forum) i themeluar nga organizatorët. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 13:00 - 17:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024