Ngjarjet e datës 23 mars
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 23 mars
NGJARJET E DITWS
22/03/2026 - 21:48
Linku u kopjua

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet prezantojnë manualin “Të drejtat e punonjësve të medias: Nga ligji te praktika” dhe broshurën për të drejtat e punonjësve të medias dhe zbatimin e tyre në praktikë. (Infinit Food & Drinks, Ulpianë, Prishtinë, ora 10:00)

Konferencë për media e përzgjedhësit të kombëtares së Kosovës në futboll Franco Foda (hotel Emerald, ora 12:00)

Komuna e Deçanit organizon aktivitetet për nder të 24 Marsit, 28-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 27-vjetorit të ndërhyrjes së forcave të NATO-s:

12:00- Ekspozitë nga nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Deçanit shoqëruar me program artistik

15:00- Ekspozitë kushtuar 24 marsit “Epopesë së Dukagjinit”,

19:00- Koncert klasik i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”

FBK mban Kuvendin e Punës. Prezantohen raportet e punës dhe çështje të tjera të rëndësishme që lidhen me zhvillimin dhe funksionimin e basketbollit në Kosovë. (Hotel “Marriott Prishtina”, Salla Etna + Loa, ora 17:30)

Shoqata “Roja e Kohës” shënon 36-vjetorin e helmimit të nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë në Kosovë. (Teatri “Avdush Hasani”, Podujevë, ora: 18:00)


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026