Ngjarjet e datës 23 maj
Lexohet për: 3 min.
ngjarjetedites
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për Shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për rininë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:00)

Mbahet gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Komisioni për Arsim shqyrton raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin për Rininë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Arsim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 09:30)

Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet seancë e re plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi I Kosovës, ora 10:30)

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit për projektin e ri të Ambasadës britanike. Marrin pjesë ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, kryesuesi i Këshillit Prokurorial Ardian Hajdaraj. (Salla e Këshillit Prokurorial i Kosovës, kati 6, ora 10:00-12:00)

KosovaJob organizon eventin “Integrimi i AI në KosovaJob: një kapitull i ri për punësimin”. (“Swiss Diamond” Prishtinë, ora 10:00) 

Zyrtarët e BE-së vizitojnë Suharekën. (Takim me kryetarin e Komunës Bali Muharremaj, Ndërtesa e komunës Suharekë, ora 11:30)

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Dokufest përmbyllin projektin “Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë Plus - KIST+”, financuar nga Ambasada e Holandës në Kosovë. (Klan Arena – Prishtinë, ora 11.30)

Mbahet Kongresi Vjetor i Federatës Evropiane të Gazetarëve, nikoqir i së cilës është Asociacioni i Gazetarëve të  Kosovës.  (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, rruga “Arkitekt Karl Gega”, ora 13:00)

Hapet ekspozita "EMPTY BOWL" me punët e realizuara nga pjesëmarrësit e Handikos dhe Sos Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. (Studio e qeramikës URA në Qendrën Tregtare “Bregu i Diellit”, rr. “Hyzeri Talla” nr. 62, Prishtinë, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për bletarët e Kosovës. (Rruga ”Smajl Jashari” Prishtinë, ora 14:00)

Shfaqet premiera e dokumentarit “Ghetto Rock” (Prizren, 1990-1999), mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Kinemaja “Lumbardhi” Prizren, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024