Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00)
Komisioni për Integrim Evropian, në bashkëpunim me GIZ-in, organizojë një tryezë diskutimi me temën: “Rritja e integrimit rajonal: Roli i Kosovës në Procesin e Berlinit dhe në kryesimin e CEFTA-s”. (Hoteli “Sirius”, Prishtinë, ora 9:00)Me rastin e 22 Majit, “Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, OJQ-në: KEERC, dhe shoqërinë civile shënojnë me aktivitete këtë Ditë.( Stacioni fushor të KEERC, ITP – Prizren, ora 10:00)
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, organizon aksion simbolik para Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve lidhur me taksën për produkte menstruale. (Para ndërtesës së Qeverisë, sheshi Skënderbeu, ora 11:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me amendamente tw Komisionit funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes për Projektligjin nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë se Mbrojtjes, si dhe disa raporte tw tjera. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mban aktivitet "Shije Lezhe n' Prishtinë". (Sheshi "Zahir Pajaziti", Prishtinë, ora 18:00)