Ngjarjet e datës 21 prill
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 21 prill
NGJARJET E DITWS
20/04/2026 - 22:28
Linku u kopjua

Mbledhje e Komisionit për Administratë Publike (Kuvendi i Kosovës, N-225, ora 9:00)

Mbledhje e Komisionit për Legjislacion: formohet grupi punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme (Kuvendi i Kosovës, N-204, ora 9:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit, organizon ngjarjen me moton “Inovacioni dhe kreativiteti nxitës për një të ardhme të qëndrueshme”. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 9:30)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD),  në bashkëpunim me National Endowment for Democracy (NED) edhe European Endowment for Democracy (EED), publikojnë raportin me titull “Drejtësia civile në Kosovë 2025”. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Në rend dite disa pika. (Kuvendi i Kosovës, C-203, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mban diskutim me Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:30)

Mbledhje e Komisionit për Integrime Evropiane. Në rend dite 13 pika (Kuvendi i Kosovës, N-10, ora 11:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme plenare për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

Mbledhje e Komisionit për Buxhet. Në rend dite 12 pika. (Kuvendi i Kosovës, C-203, ora 13:00)

Shpallja e aktgjykimit në rastin e Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. (Gjykata Themelore në Prishtinëm, ora 13:30)

Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e gjuhës gjermane Kosovë 2026“, Ambasada e Gjermanisë organizon “Lexim dhe diskutim me Michael Roth”. (Reporting House, Prishtinë, 18:00)

Kinemaja italiane nga 21 deri më 23 prill në Prishtinë: tre filma, tri histori që nuk duhen humbur, organizuar nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.  Sonte shfaqet La Grazia nga Paolo Sorrentino (Kino Armata Prishtinë, ora 19:00)


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026