Ngjarjet e datës 20 shtator
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 2030”. Merr pjesë kryetari i Prishtinës Përparim Rama. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:00)

Rasti Pjetër Shala - konferenca para apelit. (Hagë, ora 10:00 - 12:00)

Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës do të mbahet sesion informues “Dezinformimi dhe raportimi mbi ndryshimet klimatike”, organizuar si pjesë e fushatës së zbatuar nga GIZ Kosova "Mendo gjelbër, vepro gjelbër”.  (Zyra e GIZ-it në Prishtinë, ora 10:00-13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të prezantojë raportin e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit do të mbahet një aksion për pastrim në qytetin e Vitisë. (Pranë obeliskut Kerim Lewton afër lumit Morava, ora 11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me aktivitetin e përbashkët: Tirana dhe Prishtina: "European Cities of Sports". (Salla e basketbollit Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet konferencë për media me rastin e propozimit të filmit artistik “Pikë Uji” për edicionin e çmimeve të akademisë Oscar 2025. (Zyrat e Qendrës Kinematografike të Kosovës Prishtinë, ora 11:00)

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mban protestë solidarizimi me punëtorët teknikë të Kuvendit të cilët kanë hyrë në grevë. (Pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ora 13:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024