Mbahet manifestimi qendror i Javës së Minatorëve në mensën e punëtorëve në Stan Tërg. (Ora 11:00)
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të grantit për "Projektin për pastrimin e minave në komunat e Mitrovicës dhe Graçanicës" në kuadër të Grantit GGP nga Ambasada e Japonisë në Kosovë. (Ndërtesa Capital Gate, salla e konferencave në katin e dytë, rruga “Lidhja e Pejës”, numër 177, Prishtinë, ora 11:30)
Ministria e Ekonomisë do të bëjë hapjen publike të aplikacioneve të dorëzuara nga ofertuesit potencial, pas përmbylljes me sukses të Kërkesës për Kualifikim për Procesin e Ofertimit Konkurrues për Ankandin e Erës. Merr pjesë ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. (Ndërtesa e Ministrisë së Ekonomisë, kati i katërt - salla e takimeve, ora 14:00)