Ngjarjet e datës 20 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
Ngjarjet e datës 20 dhjetor
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc - hyrja e Vushtrrisë. (Ora 08:30)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për 2023 dhe atë të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. (Qendra e konferencave Orion Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet manifestimi tradicional i Federatës së Futbollit të Kosovës – "Laureatët e Vitit 2024".  (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 16:30)

Lansohet “Album 1990-1999” - një libër fotografik i kujtimeve personale dhe kolektive të viteve ’90 në Kosovë, i përmbledhur dhe kuruar nga Gresa Nuredini. (Restorant “Dubrovniku”, Kurrizi, Prishtinë, ora 19:00)

Mbahet “Koncerti i Krishtlindjes”. (Katedralja “Shën Nënë Tereza” Prishtinë, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024