Ngjarjet e datës 17 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
ngjarjettt
13 orë më parë
Linku u kopjua

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) së bashku 34 biznese, nënshkruajnë marrëveshjen e granteve të inovacionit. (Qendra e Inovacionit, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë, ora 10:00)

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN, zyra në Kosovë, publikon raport që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit. Merr pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Reporting House në Prishtinë, ora 10:00)

Aktakuza e re ndaj Thaçit dhe të tjerëve, mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes. (Dhomat e Specializuara në Hagë, ora 14:00)

Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do t’i dhurojë çelësin e qytetit Ali Ahmetit. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 14:30)

Shënohet 15-vjetori i themelimit të Shoqatës "Jetimat e Ballkanit". (Shtëpia e Kulturës "Ukë Bytyqi", Suharekë, ora 17:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024