Komuna e Rahovecit bën homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Nagac. (Ora 10:00)
Shoqata “AUTIZMI” organizon marshin për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vetëdijësimit për Çrregullimin e Spektrit të Autizmit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, drejt institucioneve, ora 12:00)
Mbahen homazhe për dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva në 42 vjetorin e rënies në demonstratat e vitit 1981. (Pllaka përkujtimore te vendi i rënies, afër objektit të Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)
Komuna e Rahovecit bën homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Hoçë e Vogël. (Ora 12:00)
Mbahet “Marshi për Drejtësi”. (Sheshi Zahir Pajaziti drejt sheshit Skënderbeu, ora 14:00)
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, shënon 33 vjetorin e themelimit.(Restaurant "Oferta", ora 15:00)