Ngjarjet e datës 18 qershor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 18 qershor
NGJARJET E DITWS
17/06/2026 - 22:05
Linku u kopjua

Cycle Kosovo for Children (CKC), në bashkëpunim me Action for Mothers and Children (AMC), nis edicionin e 12-të të çiklizmit bamirës për mbledhjen e fondeve për kujdesin shëndetësor të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. (Restoranti “Te Linda”, Prishtinë, ora 7:00)

Byroja Kosovare e Sigurimit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me mbështetjen e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), organizon Konferencën për lansimin e Fushatës vetëdijësuese për përdorimin e raportit evropian të aksidentit (Hotel Swiss Diamond, Prishtinë, ora 11:00)

Në kuadër të Panairit të Librit Prishtina 2026, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi do të jetë e pranishme për promovimin dhe nënshkrimin e librit biografik kushtuar asaj, “Unë jam Majlinda Kelmendi” (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 13:30)

Lansohet projekti “Transformimi i gjelbër i ndërmarrjeve private në Kosovë”, projekt pesëvjeçar (2026 - 2031) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i bashkëfinancuar nga Suedia (Tech Park, Bernicë e Poshtme, Prishtinë, ora 14:30)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në bashkëpunim me Pro Peace Kosovo, hap ekspozitën “Sy më sy” (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 17:00)


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026