Ngjarjet e datës 18 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
Mbahet Konferenca rajonale mbi praktikat më të mira në parandalimin e korrupsionit dhe perspektivat për strategji të reja antikorrupsion, organizuar nga UNDP dhe UNODC. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe AntiKorrupsionin e Shqipërisë. (Hotel “Garden” Prishtinë, 08:30)
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)
Mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. (Grand Events, magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, ora 10:30-16:00. Mediat duhet të jenë të pranishme më së largu deri në ora 10:00)
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë diskutimi mbi shëndetin mendor të fëmijëve, (Salla e takimeve IAP, kati i 4, Prishtinë, ora 10:00 - 12:00)
Mbahet konferenca e Këshillit të Nxënësve të Kosovës “Nxënësit, paqja dhe siguria”. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare Prishtinë, ora 13:00 – 16:00)