Ngjarjet e datës 18 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
Ministria e Ekonomisë lanson Ankandin e Parë të Erës prej 100 MW në Kosovë. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti e Zëvendës Ambasadorit gjerman në Kosovë, Mathias Conrad. (Hotel Emerlad në Prishtinë, ora 09:00)
Seancë në rastin ndaj Januzit dhe të tjerëve. (Dhomat e Specializuara në Hagë, ora 09:00)
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.(Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)
OJQ Veprimi për Shoqërinë Demokratike (ADS) / Hibrid, mbajnë konferencë me temën “Kundërvënie ndaj tregimeve të dezinformimit përmes inovacionit dhe të mësuarit nga përvoja”. (Hotel “Sirius” në Prishtinë, ora 10:30)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-31, ora 11:00)
Gjykata Kushtetuese organizon ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së Kryetarit të kësaj gjykate. (Hotel Emerald në Prishtinë, ora 18:00)
Mbahet Festivali ndërkombëtar Tingujt e Flauti. Marrin pjesë Elvis Rudin /flaut dhe Marin Gjollma /piano. (Amfiteatri i ri Universitar , UP, ora 19:00)