Ngjarjet e datës 18 mars
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 18 mars
NGJARJET E DITWS
17/03/2026 - 21:22
Linku u kopjua

Vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. Programi "Kosova, shtet i xhudos" mbështetet nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit. Të pranishëm: kryeministri Albin Kurti, ministri i Rinisë dhe i Sportit Blerim Gashani, drejtues të Federatës së Xhudos të Kosovës etj. (Ora 09:00)

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri do të mbajë konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:30)

Përurohet libri “Konferenca e Rambujesë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë” i akademik Arsim Bajramit (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, ora 11:00)

Shoqata “Roja e Kohës” shpërndan pako ushqimore me rastin e festës së Bajramit për familjet e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së si dhe për qytetarë të tjerë me nevojë. (Nisja e shpërndarjes do të bëhet nga oborri i ETC-së në Podujevë, ora 11:00)

Në shënimin e Ditës Globale të Riciklimit 2026, Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Programin IWRM-K dhe organizatën CEDE, organizon përurimin e sistemit për grumbullimin e ujit të shiut (Shkolla Filllore “Xheladin Gashi – Plaku” në Komoran, ora 11:00 – 12:30)

Fillojnë punimet në projektin “Shtëpia-shkollë Muze e Herticëve” (restaurimi dhe ndërtimi). Fjalë rasti: kryetari i Prishtinës Përparim Rama, përfaqësues i familjes Hertica Mehmet Aliu etj. (Shtëpia-shkollë e familjes Hertica, ora: 14:00)


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026