Ngjarjet e datës 18 korrik
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 329-të. (Zyrat e KGjK-së, ora 09:00)
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, raportojnë në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) dorëzon çelësat tek pronarët e ligjshëm për pronat e tyre në Mitrovicën Veriore. (Zyra Regjionale e AKKVP-së, Mitrovicë, ora 11:00)
Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencë për media, prezantohen rezultatet e arritura gjatë periudhës janar-qershor. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizon panairin “Gratë në Biznes”. (Sheshi “George Bush” në Prishtinë, ora 11:00)
Hapet festivali, Gjakova Gastronomy Festival, 18-21 korrik. (Gjakovë)