Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore lanson “Dritaren për Investime të Diasporës.” Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ministri i Financave Hekuran Murati, dhe drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha) (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 09:30)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit, për Pasqyrat Financiare Vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) për vitin 2023. Të ftuar përfaqësuesit e ASHNA-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, mban ceremoni përkujtuese në njëmujorin e vdekjes së Sylë Tahirsylajt, ish-drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 12:00)
Shpallja e aktgjykimit në rastin Pjetër Shala. (Hagë, ora 14:00-16:00)
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet ambasadës së Francës në Kosovë dhe Anibarit për projektin “Génésis”. (Flo's Restaurant Pejë, ora 18:00)