Ngjarjet e datës 15 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Ngjarjet e datës 15 nëntor
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025 sipas fushëveprimit të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues mbi Skemën e granteve bujqësore 2024-2027. (Hotel “Dukagjini” Pejë, ora 10:00 – 11:15) 

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Sindikatën e Pavarur të Administratës Publike dhe Federatën e Shëndetësisë mban konferencë për medie për moszbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për pagat në sektorin publik. (Instituti i Kosovës për Drejtësi, rruga “Ilaz Agushi” numër 146, Prishtinë, ora 10:00 – 11:10)

Komisioni për arsim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën e diskutimit mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për buxhet, punë dhe transfere voton raportet vjetore financiare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për 2023; Komisionit të Pavarur për Media  2023; Autoritetit Kosovar të Konkurrencës 2023; Radio Televizionit të Kosovës  2023, Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)

Komisioni për buxhet, punë dhe transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 15:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024