Ngjarjet e datës 15 qershor
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 15 qershor
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, merr pjesë në hapjen zyrtare të “Javës për Ndihmë Juridike Falas”, e cila do të shënohet me konferencën “Të bashkuar për qasje në drejtësi për të gjithë”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i KPK-së, Prishtinë, ora 10:00)
Hapet ekspozita e piktorit të njohur deçanas, Ukë Lataj, me titullin “Universi Kreativ i Ukë Latajt”, një prezantim artistik që përfshin 50 vite krijimtari në pikturë, skulpturë, abstraksion dhe traditë. (Qendrën Rinore në Deçan, ora 11:00)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) prezanton gjetjet kryesore mbi Lirinë e Medias, Sigurinë e Gazetarëve dhe Gjuhën e Urrejtjes në Kosovë. (Infinit – Food & Drinks, Ulpianë, Prishtinë, ora 12:00)
Shënohet Dita e Dizajnit Italian në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë dhe Agjencinë Tregtare Italiane. I ftuar special Federico Fanti Italian Graniti. (Salla e ekspozitës së kompanisë Agimi, autostrada Mitrovice – Prishtine, Shkabaj, ora 14:00 - 16:00)
Komuna e Deçanit organizon festivalin gjithëkombëtar të folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. (Qendra Rinore në Deçan, ora 18:00)
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.