Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin plotësues me amendamente të Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia e Regjistrimit Civil organizojnë takimin me kryetar të komunave me temën “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”. Në këtë takim merr pjesë edhe ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu. (Hotel “Venus”, Prishtinë-Lipjan, ora 10:00)
Ministria e Shëndetësisë, me rastin e muajit tetor, muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, lanson fushatën ndërgjegjësuese me moton: “Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00 – 16:00)Komisioni për përzgjedhjen e Bordit të NP KOSTT zhvillon procesin intervistues. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
Ministria e Shëndetësisë se bashku me Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike, me moton: “Përvoja dhe Kontributi ynë ka vlerë: Ndërtojmë komunitete të forta së bashku” shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar. (IKShPK, ora 11:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Akademisë Olimpike organizon ceremoninë e hapjes së programit “Trajner Sportiv”. (Hotel “Sirius”, ora 17:00.