Ngjarjet e datës 1 shkurt
Lexohet për: 2 min.
KosovaPress
2 vite më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:30)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020. E ftuar ministrja Arbërie Nagavci. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton parim  Projektligjin për turizmin, atë për markat tregtare dhe Projektligjin për mbrojtjen e sekreteve tregtare. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për organizmin e Shkollës Verore Ndërkombëtare, midis Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Innovation and Training Park (ITP) Prizren dhe DOKUFEST. (Parku i Inovacionit Prizren ish-kampi i KFOR-it, ora 12:00)

Komisioni për Mjedis shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate dhe Projektligjin për ushqim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe BE organizojnë konferencë për zgjidhje afatgjata për viktimat e dhunës me bazë gjinore. Fjalën e hapjes do ta mbajnë Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ambasadori Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Tomash Szunyog, shef i Zyrës së BE-së dhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (“Hotel “Swiss Diamond”, ora 14:45)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025