Ngjarjet e datës 1 nëntor
Lexohet për: 3 min.
KosovaPress-7
2 vite më parë
Linku u kopjua

Drejtori komunal i Shëndetësisë Izet Sadiku dhe drejtorja e Arsimit në Prishtinë Besianë Musmurati, do të vizitojnë shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali. (Ora 09:00)

Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID-it në Kosovë, Joshua Mike do të flasë në hapjen e edicionit të dytë të Forumit të Sektorit të Ushqimit – Lidhja e Ofertës me Kërkesën. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:30- 17:00)


Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MASHTI-t, për 2021. E ftuar ministrja e MASHTI-t Arbërie Nagavci. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me: Bujar Ejupi - Drejtor i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil, Naim Qelaj – Avokat i Popullit, dhe  Jeton Koca – kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.(Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Shënohet ditëlindja e Heroit Zahir Pajaziti. (Shkolla Fillore “Zahir Pajaziti”, Orllan, ora 10:00)

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur më furnizimin më energji elektrike në vend si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore (UDS-USPE-OPS-PS), do të kërkojnë edhe zyrtarisht nga Ministria e Arsimit që të shpallë zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin e Prishtinës. (Pranë ndërtesës së MASHTI-t, ora 11:00)

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kultur?, Rini dhe Sport, lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.(Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2008-2011: Justina Pula – Shiroka, ish-ministre e Ekonomisë,  Lutfi Zharku, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Ahmet Shala, ish-ministër i Ekonomisë. (Kuvendi i Kosovës,  salla N-303, ora 13:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes inicion procedurën për zgjedhjen e Komisionarit Parlamentar për Forcën e Sigurisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim themelon grupin punues për Projektligjin e Vlerësimit të ndikimit në mjedis. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Institucioni i Avokatit të Popullit dhe organizata jo-qeveritare Handikos prezantojnë rastin e Faruk Kukajt, i cili së fundmi ka fituar në shkallë të parë padinë kundër Komunës së Prishtinës për diskriminim në qasje infrastrukturore, rast i zgjidhur pozitivisht nga intervenimi me Amicus Curiae të IAP. (Selia e OJQ Handikos, Veternik, Prishtinë, ora 14:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mban takim me përfaqësuesit e “American Advising Center”, qendër zyrtare e rrjetit EducationUSA Kosovo themeluar nga Departamenti i Shtetit Amerikan përmes Ambasadës amerikane në Prishtinë. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 14:00)

Blerta Tmava Veselaj përuron librin me poezi “Fjalë shpirti”. (Galeria e Arteve Ferizaj, ora 16:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025