Ngjarjet e datës 1 dhjetor
Lexohet për: 2 min.
Untitled
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton Komunën e Gjilanit, ku do të takohet me kryetarin Alban Hyseni. (Zyra e kryetarit, Gjilan. Prononcimi për media në ora 09:15)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i vizitojë punimet në fillimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”. (Ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në inaugurimin e parkut “Banja”. (Ora 10:00)

Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024.  (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Mbahet aktivitet i kryetarit të komunës së Obiliqit Xhafer Gashi. (Restoranti “Amazon”, ora 10:00)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon tryezë për Ditën Botërore të HIV/AIDS. (Hotel "International" Prishtinë, ora 10:00)

Save the Children Kosova/o (SCiK) përmbyll projektin “Fuqizimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë, si përgjigje ndaj COVID-19”. (Klan Arena, Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

HANDIKOS prezanton raportin e të arriturave të kësaj organizate në vitin 2023. (Qendra e Resurseve të HANDIKOS – Veternik, Prishtinë, ora 13:00)

Prishtina REA, në partneritet me Komunën e Pejës, përmes projektit “Tourism for Future” organizojnë ceremoninë e dhënies së certifikatave të trajnimit pas përfundimit të tri moduleve 5 ditore. (Mulliri i Haxhi Zekës, ora 13:00–14:00)

Hapet edicioni i katërt i festivalit të filmit “Art Without Limit International”. (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 19:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024