Ngannou e parashikon se kush do të fitonte mes Furyt dhe Joshuas
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Francis Ngannou ka zgjedhur në debatin e kontestuar gjatë se kush do të fitonte nëse Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të përballeshin ndonjëherë brenda ringut.

Ish-kampioni i peshave të rënda të UFC, Ngannou ka boksuar kundër të dy peshave të rënda angleze brenda gjashtë muajve të fundit, por humbi nga të dy, së fundmi nga Joshua të premten e kaluar, raporton KosovaPress.

Ngannou pësoi një goditje të rëndë në raundin e dytë nga Joshua, e cila e la atë të nokautuar në Arabinë Saudite.

Pas humbjes kundër Joshuas së premten, Ngannou u pyet se kush do të fitonte nëse Joshua dhe Fury do të përballeshin me njëri-tjetrin.

“Unë nuk e di, por për momentin, do ta zgjedhja Joshuan”, tha Ngannou.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024