Nga vizitat te varrezat te sofrat familjare, si po festohet Bajrami në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nga vizitat te varrezat te sofrat familjare, si po festohet Bajrami në Kosovë
656128064_1399650131964661_4508866797016957501_n
20/03/2026 - 08:32
Linku u kopjua

Festa e Fiter Bajramit shënon një nga momentet më të rëndësishme për besimtarët myslimanë, duke përmbyllur muajin e shenjtë të Ramazanit.

Në Kosovë, qytetarët e kremtojnë këtë festë me vizita familjare, ndarje gëzimi dhe respektim të traditave të trashëguara ndër breza.

Qytetarët kanë ndarë mendimet e tyre për rëndësinë e kësaj feste, duke theksuar vlerat që ajo bart për shoqërinë dhe familjen.

Fat Islami u shpreh se kjo festë ka një domethënie të veçantë për gjithë botën islame dhe se ajo duhet të shërbejë si një urë lidhëse mes njerëzve.

“Në këtë festë të madhe të botës islame përzemërsisht anë e mbanë globit ju uroj këtë festë me urimin që të mbretëroj harmonia. Të ketë një urë lidhëse përmes kombeve të mbretëroj dialogu.. traditat janë ato që kanë qenë përpara është traditë të shkojmë e të bëjmë Bajram me të afërmit, ata të vinë te ne. Ti prijnë edhe gjërat ushqimore tradicionale. Tash kohës së fundit është edhe vizitë te varrezat e të ndjerëve një ngushëllim për këtë ditë”,  tha Islami.

Edhe Ahmet Ajeti theksoi rëndësinë e festimit në rrethin familjar dhe të afërmve.

Ndërkaq, Tefik Halili uroi të gjithë besimtarët dhe theksoi vazhdimësinë e traditave.

Ndërsa, Halil Xhemajli përcolli urimet e tij për shëndet dhe mirëqenie për të gjithë.

Fiter Bajrami mbetet një festë që bashkon njerëzit, forcon lidhjet familjare dhe rikujton rëndësinë e paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit në shoqëri.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026