Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik, lehtësimin e zhvillimit normal të rrjedhës së trafikut si dhe mbrojtjen e ambientit ka hyrë në fuqi sot.
Policia ka njoftuar se me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik shoferë, pasagjerë apo këmbësorë janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme.
- Mos vendosja e rripit të sigurisë
- 150 € shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi
- 100 € + 1 pikë negative - shoferi i cili haset për herë të parë
- 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative - shoferi i cili haset për herë të dytë
- Regjistrimi i mjetit
- 200 € + konfiskimi i targave - personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë
- Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë
- Shpejtësia brenda vendbanimit
- 40 € - për tejkalim të shpejtësisë nga 10 - 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
- 60 € - për tejkalim të shpejtësisë nga 20 - 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
- 300 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative - për tejkalim të shpejtësisë nga 50 - 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
- 400 € + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative - për tejkalim të shpejtësisë nga 70 - 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
- Shpejtësia jashtë vendbanimit
- 20 € - për tejkalim të shpejtësisë nga 10 - 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
- 150 € + 2 pikë negative - për tejkalim të shpejtësisë nga 30 - 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
- 300 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative - për tejkalim të shpejtësisë nga 50 - 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar
- Ndalohen garat e shpejtësisë
- 400 € + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative - shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit
- Mos përdorimi i helmetës
- 100 € shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi
- 500 € + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik
- Ndalim i tejkalimit të mjeteve
Poashtu janë përcaktuar dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun për trotinet elektrik.