Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë vizitës do të zhvillojë takime me presidentin Donald Trump, ekipin e tij dhe me zyrtarë të tjerë që mund të mbështesin mbrojtjen e Ukrainës.
Në një postim, Zelensky tha se prioriteti kryesor i vizitës është forcimi i mbrojtjes kundër raketave balistike dhe thellimi i bashkëpunimit strategjik me SHBA-në.
Ai shtoi se, në emër të gjithë Ukrainës, do të nderojë kujtimin e senatorit Lindsey Graham.
“Natyrisht, në emër të gjithë Ukrainës, do të nderojmë kujtimin e senatorit Lindsey Graham. Së bashku me të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë në Uashington, do të kujtojmë përkushtimin e tij për sigurinë dhe lirinë në komunitetin transatlantik dhe në mbarë botën,” tha ai.I have already arrived in the United States. Our schedule includes meetings with President Trump, his team, and those who can support our defense. Our number-one priority is anti-ballistic defense and strategic cooperation with America. Peace needs to be brought closer.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 28, 2026
Of… pic.twitter.com/jcsLCFetwk