Komuna paralele në veri të Mitrovicës ka ndarë 10 banesa të ndërtuara nga Qeveria e Serbisë, për pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët shërbejnë në atë pjesë të vendit.
Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se disa prej policëve dhe eprorëve që përfituan dhe u vendosën në këto banesa para pak ditësh janë togeri V. Mirkoviq, pastaj J. Nikolliq, S. Jovanoviq, D. Zhiviq, M. Steviq, etj.
KosovaPress-i ka provuar të marrë ndonjë deklaratë rreth kësaj çështjeje nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Vlen të theksohet se Serbia nga buxheti i saj për vitin 2022 ka ndarë më shumë se 100 milionë euro për financimin e institucioneve paralele në Kosovë, si në fushën e politikës, sigurisë, mirëqenies sociale, arsimit, shëndetësisë dhe fushave tjera.