Nga heshtja te guximi, përkujtohen të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nga heshtja te guximi, përkujtohen të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë
heroinat
14/04/2026 - 09:00
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së presidentit dhe njëherësh edhe kryekuvendarja, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti, ministra, deputetë e të mbijetuar të dhunës seksuale kanw bërë homazhe pranë memorialit "Heroinat" në Ditën Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale.

Lule pranë këtij memoriali kanë vendosur Vasfije Krasniqi, Ramadan Nishori, drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti.

14 prilli është data kur u dhunua seksualisht Vasfije Krasniqi, e cila publikisht në vitin 2018 rrëfeu për tmerrin e përjetuar.

Numri i personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk dihet, por raportet flasin për rreth 20 mijë gra e burra.

Për herë të parë publikisht për tmerrin e përjetuar rrëfeu Vasfije Krasniqi në vitin 2018. Më pas, Shyrete Tahiri ka dorëzuar publikisht pranë Prokurorisë Speciale kallëzimin penal për rastin e saj.

Ramadan Nishori nga Drenasi, është burri i parë që foli publikisht për dhunimin seksual, pikërisht më 14 prill të vitit të kaluar që njihet si Dita Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026