“Nga 2001 e mbante numrin tim kudo me vete”, takim emocional i 99-shit të PDK-së me mërgimtarin
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
isak
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Një takim interesant e i rastësishëm i ka ndodhur sot Isak Nezirit, kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së.

Neziri, apo 99-shi i PDK-së, ka shkruar se e ka takuar sot rastësisht Lulzim Veliqin nga Polluzha, takimi me të cilin thotë se e ka emocionuar shumë.

Duke ndarë fotografi me të në platformat e tij sociale Facebook, Neziri ka thënë se Lulzimi ende po e mbante me vete numrin e telefonit të Isakut, kur edhe të njëjtin e kishte telefonuar në mesnatë pasi kishte mbetur pa strehim në Gjermani.

Neziri ka thënë se të dy e lanë Kosovën për një jetë më të mirë, mirëpo, tani janë kthyer me një qëllim për të votuar për Kosovën që mundet ma mirë, e për të kontribuar si deputet i ardhshëm i Kuvendit.

“Rastësisht sot takova Lulzim Veliqin nga Polluzha. U emocionova fort kur më tregoi se ende mban me vete kudo numrin kontaktues timin që nga viti 2001 kur edhe kërkoi konak te banesa ime në mesnatë. Të dy e lamë Kosovën me qëllime të forta për të ndihmuar familjen e rrethin, e sot unë si kandidat për deputet, e Lulzimi si votues jemi kthyer për ta bërë detyrën tonë”, ka shkruar Neziri.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025