Alban Zogaj merr donacion nga Zurich për Prishtinën
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Albanii
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Kryeqytetit, Alban Zogaj ka marrë një donacion të rëndësishëm nga Zurich, i cili do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e shërbimeve të pastrimit në Prishtinë. Pjesë e këtij donacioni janë kamionët për mbledhjen e mbeturinave, të cilët do të lehtësojnë punën e shërbimeve komunale dhe do të kontribuojnë në mbajtjen e kryeqytetit të Kosovës më të pastër.

“Ky donacion është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe përballimin e sfidave me menaxhimin e mbeturinave, duke siguruar kushte më të mira për qytetarët e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Bashkengjitur gjeni videon per me shume detaje!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025