Neymari dënohet me 3 milionë dollarë, arsyeja është e çuditshme
Lexohet për: 1 min.
7-Neymar
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një prokuror në Brazil ka gjobitur futbollistin Neymar me 3.3 milionë dollarë për ndërtimin e një liqeni artificial në rezidencën e tij në periferi të Rio de Zhaneiros pa lejen e nevojshme mjedisore.

Këshilli bashkiak i Mangaratiba, një zonë turistike rreth 130 kilometra larg Rios ku ylli i Paris Saint-Germain ka vilën e tij, ka lëshuar katër gjoba për dhjetëra shkelje të zbuluara, duke përfshirë ekzekutimin e punimeve që i nënshtrohen kontrollit mjedisor pa autorizim, devijimi dhe përdorimi i ujërave të lumenjve dhe heqja e dheut dhe prerja e bimëve pa autorizim, përcjellë KosovaPress.

Neymar ka 20 ditë për të apeluar gjobën, derisa përveç liqenit, në pronë është në ndërtim e sipër edhe një plazh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025