Neves mposht Neuer-in me kokë, 2-1, përmbysje e rezultatit
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Neves mposht Neuer-in me kokë, 2-1, përmbysje e rezultatit
New Project - 2026-04-28T183536.984
28/04/2026 - 21:37
Linku u kopjua

Përmbysje e çmendur në "Parc des Princes"! PSG ka arritur të kalojë në avantazh 2:1 falë një goli spektakolar me kokë nga Joao Neves, duke shpërthyer festën në shkallët e stadiumit.

Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar në mënyrë perfekte, mesfushori portugez u shkëput mrekullueshëm rreth pikës së penalltisë dhe me një goditje "predhë" e dërgoi topin ngjitur me shtyllën e djathtë, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi Manuel Neuer-it.

Ky gol konfirmon momentin e jashtëzakonshëm të parizienëve, të cilët brenda pak minutash kanë përmbysur disavantazhin fillestar, duke marrë tashmë kontrollin e plotë të kësaj gjysmëfinaleje të parë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026