Netanyahu mori një mandat nga presidenti për të formuar qeverinë
Lexohet për: 1 min.
Benjamin Netanyahu
2 vite më parë
Linku u kopjua

Lideri i Likud-it, Benjamin Netanyahu tha sot, pasi mori zyrtarisht mandatin për të formuar një qeveri të re nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, se ai do të jetë kryeministër për të gjithë.

“Votuesit kanë dhënë besimin e tyre të qartë për mua dhe Likud, si dhe për partitë që janë me ne. Por dua të them se kam ndërmend të jem kryeministër i të gjithëve, atyre që më votuan dhe atyre që nuk më votuan”, tha ai, raportoi gazeta izraelite “Jerusalem Post”.

Ai theksoi se edhe nëse ka dallime për çështjet themelore në popull, ka më shumë se mjaft çështje për të cilat shumica dërrmuese mund të bashkohet dhe të pajtohet.

“Ne jemi vëllezër, ne duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit”, shtoi Netanyahu.

Netanyahu mori zyrtarisht mandatin për të formuar një qeveri nga presidenti Isaac Herzog, pasi mori 64 rekomandime në konsultimet që Herzog zhvilloi javën e kaluar me përfaqësuesit e të gjitha partive që do të jenë në Knessetin e ri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025