Netanyahu emëron shefin e ri të ushtrisë izraelite
Bota
Lexohet për: 1 min.
Netanyahu emëron shefin e ri të ushtrisë izraelite
6 orë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu emëroi sot gjeneralmajor Eyal Zamir shef të ri të Shtabit të Forcave të Mbrojtjes (IDF), pas dorëheqjes së gjeneralit Herzi Halevi.

"Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz kanë rënë dakord të emërojnë gjeneralmajor Eyal Zamir si shefin e ardhshëm të shtabit të IDF", njoftoi zyra e kryeministrit, raporton AA.

Zamir aktualisht shërben si drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të merr detyrën e re pasi dorëheqja e Halevit të hyjë në fuqi më 6 mars.

Halevi dha dorëheqjen muajin e kaluar, duke përmendur dështimet në lidhje me sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025