Netanyahu do t'i nënshtrohet një operacioni për hernie
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t'i nënshtrohet një operacioni për një hernie të dielën në mbrëmje, sipas zyrës së tij. Në një deklaratë, zyra e Netanyahut tha se kryeministri do të jetë nën anestezi të plotë gjatë operacionit në Spitalin Hadassah Ein Kerem në Jerusalem.

Ministri i Drejtësisë Yariv Levin, i cili është gjithashtu një zëvendëskryeministër, do të përmbushë përkohësisht rolin e Netanyahut ndërsa kryeministri është nën anestezi, thuhet në deklaratë. Zyra e Netanyahut tha se hernia u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të shtunën në mbrëmje. Netanyahu, 74-vjeç, iu nënshtrua një operacioni për të instaluar një stimulues kardiak vitin e kaluar pasi pësoi një "bllok kalimtar të zemrës". /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024