Nesër në Tiranë nis Samiti i Diasporës, publikohet agjenda, fokusi te “Shqipëria 2030”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nesër në Tiranë nis Samiti i Diasporës, publikohet agjenda, fokusi te “Shqipëria 2030”
Samiti1234
12/04/2026 - 15:16
Linku u kopjua

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha bëri publike sot agjendën e detajuar të Samitit IV të Diasporës Shqiptare, i cili do të zhvillohet në datat 13-15 prill në Tiranë.

Hoxha theksoi se samiti, që mban moton “Përmes rrënjëve lartësohemi”, synon të forcojë lidhjet me diasporën dhe të shndërrojë potencialin e saj në rezultate konkrete për zhvillimin e vendit, në kuadër të objektivit “Shqipëria 2030”.

Punimet e samitit do të zhvillohen kryesisht në ambientet e Pallati i Kongreseve, ku janë parashikuar një sërë panelesh tematike.

Diskutimet do të përqendrohen në çështje kyçe si roli i diasporës në demokraci dhe përfaqësim, ndikimi në zhvillimin ekonomik dhe inovacion, si dhe kontributi në sistemin shëndetësor, arsim dhe kërkim shkencor.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përfshirjes së diasporës në proceset zgjedhore dhe institucionale, rritjes së investimeve dhe shkëmbimit të njohurive, si dhe ruajtjes së identitetit kombëtar përmes gjuhës dhe kulturës.

Gjithashtu, në fokus do të jetë edhe bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe faktorëve shqiptarë në rajon për një qasje të koordinuar ndaj diasporës. Transmeton ATSH.

Samiti pritet të mbledhë personalitete të larta politike, përfaqësues institucionesh, ekspertë dhe anëtarë të diasporës nga vende të ndryshme të botës, duke synuar krijimin e urave të qëndrueshme të bashkëpunimit dhe rritjen e rolit të diasporës si partner aktiv në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe institucional të Shqipërisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026