Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Lexohet për: 2 min.
Kryesia e Kuvendit (3 of 7)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë të hënën mbledhje duke filluar nga 11:00.

Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe data e seancës së re plenare, e cila do të jetë e para për sesionin vjeshtor.

Në rendin e ditës janë pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022 - votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale.

Pikë e dytë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës si pikë e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022.

Në rend dite është edhe pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7, 14 prill dhe 22 qershor 2022 - zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

Kryesia në rend dite ka edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare e datës 4 gusht 2022 - votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e  Kosovës, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027, zgjedhja e një anëtari të Bordit të RTK-së nga komuniteti shqiptar, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së për 2021 dhe raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në RTK”, formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të caktojë edhe datën e seancës së re plenare, ku në rend dite do të jenë për shqyrtim të parë një sërë projektligjesh, në mesin e tyre edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025