Nesër mbahet seanca e Këshillit të Sigurisë në Maqedoni, diskutohet për krizën energjetike
Lexohet për: 1 min.
vila-vodno-presidenca-780x470
2 vite më parë
Linku u kopjua

Të martën duke filluar nga ora 11:00, në zyrën e Presidentit Stevo Pendarovski do të mbahet seanca e 17-të e Këshillit të Sigurisë.

Në rend të ditës në seancë do të jetë diskutimi për krizën energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe masat për tejkalimin e saj.

Përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ai i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025