Ministria e Shëndetësisë ka informuar se nesër do të fillojë karavani i vaksinimit. Ky është aktivitet shtesë një mujor, sipas MSh-së, me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër gripit sezonal dhe kundër COVID-19 dhe rritjes së numrit të vaksinuarve kundër këtyre dy sëmundjeve.
Qytetarët e Kosovës mund ta vaksinohen kundër COVID-19 edhe me dozat bivalente përforcuese
Objektivat e karvanit të vaksinimit janë:
• Inkurajimi i qytetarëve për vaksinimit kundër COVID-19 dhe kundër gripit sezonal dhe promovimi i sjelljeve parandaluese dhe masave të shëndetit publik;
• Promovimi i pjesëmarrjes së drejtuesve të komunitetit në aktivitetet lokale për të adresuar pengesat në procesin e vaksinimit.
Gjatë karvanit të vaksinimit, përveç vaksinës kundër gripit sezonal, siç ka informuar ministria, qytetarët do të mund të vaksinohen edhe me dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë.
Informacione për dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19
Dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19, sipas MSh-së, janë në dispozicion të qytetarëvë në të gjitha qendrat e vaksinimit në komunat e Kosovës.
“Këto vaksina mbrojnë si nga virusi fillestar që shkakton COVID-19 ashtu edhe nga varianti Omicron. Gjithashtu, ndihmojnë në rivendosjen e mbrojtjes që është zbehur me kalimin e kohës dhe ofrojnë mbrojtje më të gjerë kundër varianteve më të reja të virusit. Për të vazhduar mbrojtjen kundër COVID-19, sigurohuni të merrni dozën bivalente përforcuese, të tretë ose të katërt!”, ka informuar MSh.
Vaksina bivalente Pfizer është e autorizuar si një dozë e vetme përforcuese për individët 12 vjeç e lart.
Edhe pse vaksina bivalente kundër COVID-19 me variantet Omicron është aprovuar për përdorim te personat e moshës 12 vjeç e lart, si një dozë e vetme përforcuese, sipas komunikatës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike këshillon që me doza përforcuese bivalente të vaksinohen me prioritet personat mbi 60 vjeç, punëtorët shëndetësor, ata me imunitet te komprometuar (nga mosha 12 vjeç) dhe gratë shtatzëna.
Kur mund ta marrin qytetarët dozën bivalente përforcuese?
“Doza bivalente përforcuese mund të merret kur kanë kaluar së paku dy muaj nga doza e dytë ose e tretë kundër COVID-19.