Liridona Ademaj, e vrarë para tri ditësh në Sinidoll të Prishtinës, do të rivarroset nesër në Rracaj të Gjakovës, në ora 14:00.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Liridona Ademajt përmes një postimi në Facebook.
Njoftimi vjen pas kërkesës së familjarëve të Liridonës drejtuar sot prokurorisë që të lejojë rivarrosjen e vajzës së tyre në Rracaj. Në njoftim nuk bëhet e ditur nëse familja ka marrë përgjigjen nga prokuroria mbi kërkesën e tyre.
Liridona Ademaj është varrosur para dy ditëve në Cërmjan të Gjakovës.
Ndryshe, Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, si organizator i vrasjes, dorasi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, kanë dalë sot në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila ka vendosur nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.