Mishi i kuq: Si ai i viçit dhe derrit, përmbajnë sasi të madhe hekuri heme, që përthithet më lehtë nga trupi se sa hekuri non-heme që përmbajnë bimët. Mëlçia është organi më i pasur në hekur dhe vitamina B. Mëlçia e vicit ka më shumë se 600% të nevojës ditore në hekur dhe vitaminë B-12.
Bimët bishtajore: fasulja, thjerrëzat (lentilet), bizelet. Por kini kujdes se bishtajoret kanë acid fitik që bllokon përthithjen e hekurit, prandaj këshillohet që ato të lihen në ujë gjithë natën para se të gatuhen.
Prandaj këshillohet që bukën ta prodhoni vetë ose ta blini në një furrë ku buka prodhohet pasi është bërë fermentimi i brumit. Kjo është arsyeja kryesore përse njerëzit sot kanë probleme me drithërat. Një fetë bukë përmban 6% të kërkesës ditore për hekur.
Veza është e pasur në lëndë ushqimore:1 vezë e madhe përmban 1 mg hekur, dmth, 7% të nevojës ditore për hekur për femrat dhe 11% për meshkujt.