“Nëse edhe unë vdes si pasojë e korrupsionit, politizoni vdekjen time”, studentët në Serbi bllokuan edhe sot trafikun
Rajoni
Lexohet për: 3 min.
protesta
1 orë më parë
Linku u kopjua

Në shenjë solidariteti me 15 viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, studentët e Fakultetit të Organizimit dhe të Fakultetit të Shkencave Politike në Serbi kanë bllokuar për 15 minuta bulevardin Oslobogjenje.

Nga të dyja anët u formuan kolona makinash, por aksioni kaloi pa incidente, shkruan danas, transmeton KosovaPress.

Qarkullimi është ndërprerë në Bulevardin e Oslobogjenje dhe para Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, ku edhe studentët kanë bërë nderime për viktimat në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Studentët e Fakultetit të Bujqësisë në Zemun kanë bllokuar trafikun në rrugën Nikolaj Ostrovski, duke nderuar viktimat e rënies së strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Për dallim nga e diela, kur një vozitës hyri me veturën e tij në mes të studentëve, sot nuk ka pasur incidente apo provokime, sepse policia rrugore e ka bllokuar hyrjen në atë rrugë nga të dy anët – nga sheshi Avijatiqari dhe nga rruga 22 Tetori.

Bllokada, ku morën pjesë rreth 200 studentë dhe aktivistë u zhvillua në heshtje absolute, ndërsa pjesëmarrësit mbanin pankarta ku ndër të tjera shkruhej: “Nëse edhe unë vdes si pasojë e korrupsionit, politizoni vdekjen time”, “Egjrat mbijetojnë në një kopsht të lënë pas dore si padrejtësia në gjendje të lënë pas dore”, “Po mbillni përralla, korrni padrejtësi”.

https://kosovapress.com/serbi-futen-ne-mesin-e-protestuesve-zbriten-nga-vetura-dhe-rrahen-njerezit

Në pankarta shkruhej edhe "Jeta nuk është lojë, na ka zënë qeveria e kalbur", "Jetët nuk janë sanë, nuk duhet t'i shkelim", "Si mbjell, ashtu korr", "Mbillni  pakujdesi,  korrni humbje”, “Në vendin e fshatarëve, përralla e përgjakshme vazhdon ende”.

Kujtojmë se për shkak të mungesës së përgjegjësisë penale për tragjedinë në Novi Sad dhe dhunës ndaj studentëve gjatë protestave, i gjithë Universiteti i Beogradit është aktualisht në bllokadë, si dhe të gjitha fakultetet në Novi Sad.

https://kosovapress.com/bllokada-e-rektoratit-dhe-mbi-50-fakulteteve-e-akademive-te-artit-ne-serbi

Studentët në Serbi që nga fundi i nëntorit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën socio-politike në vend. Ata kanë bllokuar fakultetet, ku aktualisht janë të bllokuara mbi 40 sosh.

Studentët në Serbi që nga fundi i nëntorit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën socio-politike në vend. Ata kanë bllokuar fakultetet, ku aktualisht janë të bllokuara mbi 40 sosh.

Studentët kërkojnë publikimin e të gjitha dokumenteve për rinovimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, duke përfshirë edhe strehën e shembur më 1 nëntor, si pasojë e së cilës 15 persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Ata po ashtu kërkojnë dënimin e personave që sulmuan protestuesit dhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestës së mëparshme.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeveritarë serbë i kanë akuzuar studentët se po përpiqen të rrëzojnë pushtetin, duke i quajtur "mercenarë të huaj" e "rrugaçë".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024