Nënshkruhet memorandumi për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit
Lexohet për: 2 min.
APK-230524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit për projektin e ri të Ambasadës Britanike, i cili ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, e po ashtu edhe të ofrojë siguri më shumë për qytetarët e vendit.

Pjesëmarrës në ketë ceremoni ishin ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, kryesuesi i Këshillit Prokurorial Ardian Hajdaraj, të cilët u zotuan se do të punojnë bashkë për zbatimin e këtij memorandumi.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj derisa e ka vlerësuar të rëndësishëm këtë projekt, ka thënë se ky bashkëpunim do të forcojë kapacitetet për të hetuar veprat më komplekse.

Ndërsa, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves është shprehur i lumtur me arritjen e këtij bashkëpunimi. Me këtë, ai tha se do të luftohet edhe shpërlarja e parave dhe korrupsionit, ndërsa është shprehur se do të punojnë që Kosova të jetë një vend i qetë për gjithë qytetarët.

Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi po ashtu ka thënë se implementimi i këtij memorandumi do të jetë me interes shumë të madh për sistemin prokurorial të Kosovës dhe Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj është shprehur optimist se objektivat e projektit do të arrihen me sukses.

Në anën tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha është zotuar që kjo marrëveshje do të zotohet në tërësi.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024