Nënshkruhet marrëveshje 33 milionë euro me BEI për ndërtimin e impiantit diellor
Lexohet për: 2 min.
marrveshja-banka-foto
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar të hënën marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime, në vlerë prej 33 milionë euro, ku parashihet ndërtimi i një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet 100 MW. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati derisa ka dhënë detaje për këtë marrëveshje, theksoi se pas finalizimit të projektit, impianti do të jetë në gjendje të prodhojë deri në 160 gigavatë orë energji në vit, dhe të zëvendësojë mbi 170 mijë ton të dioksidit të karbonit në baza vjetore.

Ministri Murati tha se ky projekt parasheh ndërtimin e impiantit fotovoltanik në një kapacitet deri në 100 MË të prodhimit të energjisë elektrike.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, derisa ka thënë se Gjermania vazhdon të mbështesë Kosovën në këtë sektor, ka shtuar se ky projekt do të kontribuojë në rritjen e burimeve të ripërtrishme të energjisë.

Se ky projekt është i rëndësishëm për zhvillimin e vendit, e tha edhe shefja e Sektorit Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë, Anna Carin Platon.

Ndërsa, shefi për operime në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi nga Banka Evropiane për Investime, Matteo Rivellini, tha se investimi përfaqëson një hap kritik në tranzicionin e energjisë në Kosovë drejt dekarbonizimit./E. Krasniqi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024